Sipërmarrës & ndërtues në Network Marketing

Edhe unë kam filluar nga zero.

Nga një fillestar 21-vjeçar pa eksperiencë, në ndërtimin e një rrjeti me mbi 5,000 konsumatorë, 300+ bashkëpunëtorë dhe 50+ biznese partnere në më shumë se 10 shtete.

Sot, përdor atë që kam mësuar për t'i ndihmuar fillestarët të ndërtojnë me më shumë qartësi, drejtim dhe besim.

Drilon Gashi gjatë një prezentimi
Drilon Gashi — në skenë

5,000+

Konsumatorë

300+

Bashkëpunëtorë

50+

Biznese partnere

10+

Shtete

Por numrat janë vetëm një pjesë e historisë.Ajo që dua të ndaj është rruga që më çoi deri aty.

Historia ime

Nga një “PO” e thjeshtë, në një rrugëtim që ndryshoi gjithçka.

E nisa Network Marketingun në moshën 21-vjeçare, pa e ditur se çfarë mundësie kisha përpara dhe pa pasur eksperiencë të mëparshme në këtë industri.

Thjesht i thashë PO një mundësie dhe vendosa të veproj.

Në fillim e pashë si një mundësi për të krijuar të ardhura shtesë. Por dita-ditës fillova ta dua gjithnjë e më shumë këtë industri, procesin, njerëzit dhe mundësinë për të ndërtuar diçka timen.

Punova me dashuri, entuziazëm, vetëbesim dhe një besim të palëkundur se një ditë do ta fitoja këtë lojë.

Ajo që nisi si një fillim pa eksperiencë, u shndërrua në një rrugëtim që më mësoi shumë më tepër sesa thjesht si të ndërtoj një biznes.

Më mësoi

  • si të komunikoj
  • si të krijoj marrëdhënie
  • si të përballem me refuzimin
  • si të udhëheq njerëz
  • si të qëndroj i fokusuar
  • si të vazhdoj edhe kur rezultatet nuk vijnë menjëherë

Eksperienca ime

Numrat janë rezultati.
Rrugëtimi është historia.

Nuk dua të fokusohem vetëm te ajo që kam ndërtuar. Dua të ndaj atë që mësova ndërsa po e ndërtoja.

Sepse çdo rezultat që shihni sot është i ndërtuar mbi qindra biseda, refuzime, gabime, përpjekje, mësime dhe momente kur duhej të zgjidhja të vazhdoja.

Kjo është eksperienca që dua të ndaj.

Nëse do ta nisja sot nga zero...

01Sot do të bëja shumë gjëra ndryshe.

02Do të shmangia disa gabime që më kushtuan kohë.

03Do të fokusohesha më herët te aftësitë që kanë më shumë rëndësi.

04Do të kërkoja më pak rezultate të menjëhershme dhe do të fokusohesha më shumë te ndërtimi i një themeli të fortë.

05Dhe mbi të gjitha, do të doja të kisha dikë që të më tregonte më qartë se çfarë të bëja dhe çfarë të shmangja.

Pikërisht për këtë arsye po e ndërtoj këtë hapësirë.

Si mund të ndihmoj fillestarët

Nuk dua të të tregoj vetëm çfarë kam bërë. Dua të të tregoj çfarë kam mësuar.

01

Komunikim

Si të komunikosh më mirë dhe të krijosh marrëdhënie të vërteta me njerëzit.

02

Shitje

Si të kuptosh procesin e shitjes dhe të prezantosh vlerën pa presion.

03

Ndërtim ekipi

Si të krijosh dhe zhvillosh një ekip me njerëz që duan të rriten.

04

Follow-up

Si të ndjekësh një bisedë në mënyrë profesionale pa qenë agresiv.

05

Lidership

Si të udhëheqësh përmes shembullit dhe të ndihmosh njerëzit të ecin drejt një qëllimi.

06

Mindset

Si të ndërtosh besim, disiplinë dhe qëndrueshmëri për një rrugëtim afatgjatë.

07

Rezistencë

Si të përballesh me refuzimin, gabimet dhe periudhat kur rezultatet nuk duken.

08

Veprim & fokus

Më pak teori. Më shumë veprim, fokus dhe konsistencë.

Parimet që më kanë mbajtur në rrugëtim

Beso.

Vepro.

Fokusohu.

Disiplinohu.

Qëndro.

Gjithçka fillon nga mendja.

Kush duhet të punojë me mua

Kjo hapësirë është për ty nëse...

  • Je duke filluar në Network Marketing.
  • Ke filluar, por nuk e di saktësisht çfarë të bësh më pas.
  • Dëshiron të zhvillosh aftësitë e tua të komunikimit dhe shitjes.
  • Dëshiron të ndërtosh një ekip.
  • Ke nevojë për më shumë strukturë dhe drejtim.
  • Je gati të mësosh dhe të veprosh.

Nuk ke nevojë të dish gjithçka për të filluar. Por duhet të jesh i gatshëm të mësosh, të veprosh dhe të përmirësohesh.

Çfarë nuk premtoj

Nuk po të premtoj një rrugë të lehtë.

Nuk besoj te formulat magjike.

Nuk besoj te pasurimi brenda natës.

Dhe nuk dua të të shes një ëndërr.

Besoj te aftësitë, puna, disiplina, durimi, veprimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm.

Unë mund të të jap eksperiencën dhe drejtimin. Rrugën duhet ta ndërtosh ti.

Drilon Gashi duke iu drejtuar një audience në një punëtori
Punëtori live — para audiencës

Mesazh personal

Nëse unë munda të filloj nga zero, edhe ti mund të fillosh.

Nuk po të flas nga teoria. Po të flas nga eksperienca.

Kam qenë fillestar. Kam bërë gabime. Kam mësuar. Kam rënë. Kam vazhduar. Dhe kam ndërtuar.

Sot, dua të ndaj atë që kam mësuar me njerëzit që janë në pikërisht atë pikë ku dikur isha edhe unë.

Jo për t'ua bërë rrugën të lehtë, por për t'ua bërë më të qartë.

Mos e nis rrugën pa hartë.

Unë e nisa pa eksperiencë.
Ti nuk ke pse ta bësh të njëjtën gjë.

Kontakt

Flit me Drilonin.

Nëse sapo ke filluar në Network Marketing dhe të duhet drejtim, njohuri praktike ose thjesht një perspektivë më e qartë — shkruaj. Përgjigjem personalisht, brenda 48 orëve.

Mesazhi hap aplikacionin e emailit tënd, i gati për t'u dërguar.